spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Ky është 53 vjeçari që u gjet i vdekur në një kompleks banesor në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një punëtor i një kompanie dyshohet se ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Ferizaj.

Viktima vdiq pasi u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Gazeta mëson se bëhet fjalë për Fadil Misini – rreth 53 vjeçar i cili u gjet ti vdekur në një kompleks banesor në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Kanun Veseli, ku tha se personi në fjalë sipas konstatimit të mjekëve ka vdekur nga një sulm në zemër dhe jo lëndimit në punë.

“Personi ka pësuar sulm kardiak, nuk ka pësuar ndonjë lëndim apo diçka të tillë – ka qenë vetëm nga shkaqet natyrore. Viktima ka qenë mirëmbajtës në kompleksin banesor në Ferizaj”, tha ai.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr nga vendngjarja për t’u dërguar në IML për obduksion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit