spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Si ndodhi grabitja në një institucion mikro-financiar ku u morën rreth 14 mijë euro

Mëngjesin e sotëm një person nën kërcënimin e armës ka kryer një grabitje në një institucion mikro-financiar.

Policia tha se është vënë në kërkim të personit të dyshuar për këtë, derisa televizioni mëson se shuma e parave që dyshohet se janë vjedhur është rreth 14 mijë euro.

Punën e nisën zakonisht sikurse edhe ditëve të tjera.

Por punëtorëve të Agjencionit për Financim të Kosovës, vetëm gjysmë ore më pas iu ndërpre procesi i punës.

Mëngjesin e së premtes, në pikën e AFK-së në Prishtinë një person nën kërcënimin e armës kreu një grabitje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë treguar se pas marrjes së informatës kanë dalë në vendngjarje.

Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar,në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave, thuhet nga Policia.

Po ashtu, në komunikatën e Policisë u bë e ditur se tashmë janë vënë në kërkim të të dyshuarit për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Tëvë1 përmes burimeve mësoi edhe shumën e parave që është vjedhur në këtë institucion mikro-financiar.

Në grabitjen e së premtes që ndodhi këtu në këtë institucion banker dyshohet se u vodhën rreth 14 mijë euro, derisa hetuesit policorë janë ende në vendin e ngjarjes duke bërë ekzaminimet e tyre

E përgjatë kohës sa ishin prezentë hetuesit policorë, siguruan prova të mjaftueshme rreth këtij incidenti.

Ndërkaq, edhe punonjësit që ishin aty gjatë kohës kur ishte kryer grabitja dhanë dëshmitë e tyre.

E pas më shumë se dy orësh ekzaminime të vendit të ngjarjes, Policia hoqi shiritat nga perimetri i sigurisë dhe hyrje daljet në këtë objekt u lejuan nga ta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit