spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Vlerësohet lart vizita e shefit të CIA-s në Kosovë

Drejtori i Agjencisë amerikane të inteligjencës, William Burns qëndroi në vizitë në Prishtinë edhe sot, me ç’rast takoi kryeministrin, Albin Kurti.

Ky i fundit e vlerësoi si moment historik këtë takim, derisa sipas njohësve të sigurisë, vizita e Burns është një rikonfirmim i mbështetjes amerikane për Kosovën.

I gjithë perimetri në afërsi të objektit të qeverisë u sigurua.

Nga lartë monitorohej gjithçka me dron.

Krejt kjo siguri e lartë u bë për arsyeje të ditës së fundit të vizitës në Kosovë të drejtorit të Agjencisë amerikane të inteligjencës, William Burns, i cili të premten takoi kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, dhe ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

E pas takimit, kryeministri Kurti e quajti këtë moment historik.

“Marrëdhëniet e fuqishme bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duam t’i forcojmë e zgjerojmë edhe më tej. Vizita e Drejtorit të CIA-s, diplomatit briliant William Burns, ishte një mundësi fort e mirë për të biseduar një gamë të gjerë temash dhe për të thelluar e avancuar bashkëpunimin tonë strategjik, në shërbim të paqes demokratike dhe sigurisë euro-atlantike në rajon e më gjerë. mirëqenie shoqërore. E njoftova z. Burns me progresin e vendit tonë, të cilin e ruajmë dhe mbrojmë teksa e ngrisim më tej dhe shtojmë. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu po i menaxhon sfidat e brendshme të sigurisë suksesshëm, e drejtuar nga forca e ligjit të drejtë me institucione e mekanizma të shtetit tonë demokratik”, ka thënë Kurti.

E njohësit e sigurisë vlerësojnë se vizita e kreut të inteligjencës amerikane vjen pas deklaratave të Millorad Dodik për shkëputje nga Bosnja dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për ngritje të tensioneve në komunat veriore të Kosovës.

“Për mua është një rikonfirmim i mbështetjes amerikane kurse vizita e tij në Sarajevë dhe në Beograd, ka një mesazh të qartë, në Sarajev Dodikut që të mos jetë faktor destabilizues sepse e dimë retorikën e shpeshtë dhe paralajmëruese për të destabilizuar Bosnjën, pra është vizitë për të treguar që të kenë kujdes në këtë kontekst, kurse gjithashtu në Beograd Vuçiqit i është bërë me dije se kjo pjesë Ballkanit duhet të jetë stabile dhe të ruhet stabilitetit”, ka thënë profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku.

Kjo vizitë, sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi tregon seriozitet të lartë.

“Kjo ardhje është paralajmërim i hershëm i një rrjedhimi, për këtë arsyeje e pat fort mirë që nga vizita që kishte në Sarajevë me krerët institucional të federatës edhe ajo cfarë ndodhi në Beograd dhe aktualisht në Prishtinë, tregon seriozitetin më të madh edhe ndërkohë e dëgjuat që edhe Dodik e ndërroi retorikën e vet se kinse asnjëherë ska thënë për shkëputje”, ka deklaruar Ibishi.

Shefi i CIA-s ka qëndruar të enjten pasdite në Presidencën e Kosovës. Paraprakisht, Burns kishte qëndruar për vizitë edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit