Vizita e drejtorit të CIA-s, William Burns, në Kosovë ka qenë top tema në dy ditët e fundit. Gjatë kësaj vizite zyrtari amerikan ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Pas takimeve, të dy institucionet kanë treguar në vija të trasha se çka është diskutuar në këto takime.
Në fotografitë që kanë postuar Presidenca dhe Qeveria vërehet një detaj interesant.
Derisa William Burns përshëndetet me liderët institucionalë ai dorën e majtë e mbante në xhep.
Këtë veprim ai e ka bërë në të dy takimet. Nuk dihet nëse veprim në fjalë ka qenë i rastësishëm, apo i qëllimshëm.