Nga Rexhep Elezaj
Kenia, zyrtarisht; Republika Kenya (në gjuhën sevahili: Jamhuri ya Kenya), është shtet i cili gjendet në Afrikën Lindore, me një popullsi prej mbi 52.4 milion, është vendi i 27-të më i populluar në botë dhe i shtati më i populluari në Afrikë.
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Kenias është Nairobi, ndërsa qyteti më i vjetër dhe i dytë më i madh është Mombasa, qytet bregdetar i vendosur në ishullin Mombasa në Oqeanin Indian. Mombasa ka qenë kryeqytet gjatë Protektoratit Britanik në Afrikën Lindore nga viti 1889 deri në vitin 1907, i cili përfshinte pjesën më të madhe të Kenisë së sotme dhe Somalisë jugperëndimore. Kenia u pavarësua me 12 dhjetor 1963.
Qytete të tjera të rëndësishme janë Kisumu dhe Nakuru. Kenia kufizohet me Sudanin e Jugut në veriperëndim, Etiopinë në veri, Somalinë në lindje, Ugandën në perëndim, Tanzaninë në jug dhe Oqeanin Indian në juglindje.
Kenia është Republikë Unitare Presidenciale, president është Ëilliam Ruto, zëvendës presidente është Kithure Kindiki, kryetarja e Senatit, Amazon Kingi, kryetari i Asamblesë popullore është Ëetangula, kryetarja e Drejtësisë Martha Koome.
Gjuhë zyrtare dhe kombëtare është: Suahili-anglishtja, fetë sipas regjistrimit të vitit 2019; 85,5% të krishterë, 10,9% muslimanë, 1,5% të pa fe, 0,7% besime tradicionale, 1,3% besime tjera. Kenia ka një sipërfaqe prej 580.367 km², monedha; Shilinga Keniane (KES).
Gjeografia, klima dhe popullsia e Kenias ndryshojnë shumë, duke filluar nga majat malore të ftohta, të mbuluara me borë (Batian, Nelion dhe Point Lenana në malin Kenia) me pyje të gjera përreth, kafshë të egra dhe rajone pjellore bujqësore, deri te klimat e buta në qarqet perëndimore dhe lugina e Riftit si dhe zonat të thata në shkretira.
Kenia është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Komonëelthit, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Organizatës Botërore të Tregtisë, COMESA, Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
Është gjithashtu një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara jashtë NATO-s, me të ardhura bruto kombëtare prej 1,840, pra një vend me të ardhura mesatare më të ulëta. Pas Etiopisë, ekonomia e Kenisë është e dyta më e madhe në Afrikën Lindore dhe Qendrore, me Nairobin, që është një qendër e rëndësishme tregtare rajonale. Bujqësia është sektori më i madh; çaji dhe kafeja janë kultura tradicionale, ndërsa lulet e freskëta janë një produkt eksporti me rritje të shpejtë.
Kenia është anëtare e bllokut tregtar të Komunitetit të Afrikës Lindore, edhe pse disa organizata tregtare ndërkombëtare e konsiderojnë atë pjesë të Bririt të Afrikës. Afrika është tregu më i madh i eksportit të Kenias, i ndjekur nga Bashkimi Evropian.