Pas më shumë se një jave nga grabitja e armatosur në afërsi të qendrës tregtare “Albi Mall”, ku pati edhe të shtëna me armë dhe për pasojë dy persona u plagosën, një pjesëtar sigurimi dhe njëri nga grabitësit – ky i fundit ka humbur jetën.
Milos Vukojevic nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve nga arma e zjarrit dhe ka vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Mjekësisë Intensive në QKUK, Shaqir Uka.
“Po, pacienti nuk ka arritë që t’i përballoj plagëve që ka marrë me armë zjarri, pavarësisht tretmanit intensiv kirurgjikal dhe medikamentoz. Ai ka ndërruar jetë pak para orës 21:00”, tha Uka.