Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka përshëndetur vendimin e Republikës së Kenias për të njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
Në një komunikatë për media, LDK shprehet se ky akt dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të komunitetit ndërkombëtar ndaj vlerave demokratike dhe të drejtës së Kosovës për shtetësi.
“LDK falënderon Presidentin e Kenias, William Ruto, duke vënë në pah rëndësinë e kësaj njohjeje për zgjerimin e miqësive dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim mes dy vendeve tona,” thuhet në reagim.