Tuesday, April 1, 2025
spot_img

Shteti në sfidë me armët pa leje, katër viktima brenda tri ditësh

Kosova po përballet me një rritje alarmante të rasteve të armëmbajtjeve pa leje, një fenomen që po ndikon në sigurinë publike.

Nga përdorimi i armëve ilegale, në ditët e fundit, katër persona kanë mbetur të vdekur, tre në Vushtrri brenda 24 orëve dhe një në Prishtinë.

Në tri ditë, në Kosovë kanë ndodhur katër vrasje.

Më 23 mars, Ardit Zymeri, 19-vjeçar u vra në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij. Po në Vushtrri, një ditë më vonë Arsim Morina vrau ish punëtoren e tij 42-vjeçare dhemë pas vrau veten.

Ndërkaq, mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi u vra në Prishtinë, ndërkaq Miftar Miftari mbeti i plagosur, nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.

Autoritetet e rendit kanë thënë se janë duke hetuar shkaqet e vrasjeve që ndodhën ditët e fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë u regjistruan 17 vrasje, ndërkaq më 2023 u regjistruan 29 të tilla.

Ekspertët e fushës së sigurisë thonë se numri i vrasjeve tregon se çështja e armëmbajtjes është bërë alarmante, duke kërkuar që të kenë një qasje më gjithëpërfshirëse, përfshirë këtu edhe ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e armëve.

Në Kosovë ka ligj për pajisjen me leje për armë, që përcakton se kush dhe nën çfarë kushtesh mund të pajiset me armë zjarri. Ligjet po ashtu parashohin dënime me gjoba dhe me burgim për poseduesit e armëve pa leje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit