Hektor Beqiri, njeriu që i kaloi mbi 100 ditë në Hagë, duke iu qëndruar afër çlirimtarëve, njëjtë bëri edhe sot.
“Një ditë tjetër në Hagë. Në këto katër vjet e gjysmë i kam kaluar mbi 100 ditë në Hagë. Proces gjyqësor më të padrejtë se ky kundër ish-krerëve të UÇK-së nuk njeh historia e këtij qyteti, që ndryshe njihet si Shtëpia e Drejtësisë. Dhomat e Specializuara janë padrejtësi speciale. Janë njollë e zezë edhe për vetë Hagën. Padrejtësia ka dominuar këtu që katër vjet e gjysmë. Sivjet duhet të triumfojë drejtësia!”, ka shkruar Beqiri.
Beqiri është personi më i afërt i ish presidentit Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimit, ai njihet për kontributin e tij qysh nga paralufta.