Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në malet e fshatit Banjskë të Zveqanit, kanë arritur të gjejnë një armë e llojit “Zollë”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive.
Sipas autoriteteve të rendit, zolla është e llojit M-80, 64 mm, e prodhim serb.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive. Arma është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë”, tha Policia, teksa shtoi se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Policia gjen një armë (zollë) në Banjskë të Zveqanit
Mitrovicë Veri , 26 Mars 2025
Me datë 26.03.2025, rreth orës 15:05, njësitë policore përmes rrugëve operative, kanë arritur të gjejnë në malet e fshatit Banjskë të Zveqanit një armë e llojit Zolla M-80, 64 mm, e prodhim serb.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive.
Arma është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo informacion të dyshimtë përmes linjave zyrtare të komunikimit.

