Tuesday, April 1, 2025
spot_img

Tre persona zbritën nga një C-Class i bardhë pranë lokalit, gjuajtën breshëri plumbash me kallash drejtë një tavoline

Rruga “Rrustem Hyseni” në kryeqytet mbrëmë u trazua pas disa të shtënave me armë zjarri.

Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje, rreth orës 22:30, dy persona kanë nxjerrë armët me të cilat kanë shtënë në drejtim të një tavoline, ku u plagosën dy persona, një prej të cilëve edhe ndërroi jetë.

Por, si ndodhi e gjithë ngjarja?

Rreth orës 22:30, një veturë e bardhë e tipit “Mercedes C-Class” arriti pranë lokalit, nga ku dolën dy persona të maskuar dhe një pa maskë.

Ata hynë në lokal, ku hapen zjarr me kallashnikovë, në drejtim në një tavoline.

Viktima që pësoi më së shumti nga ky incident ishte Naser Gashi, i cili ato çaste ishte në një tjetër tavolinë dhe rastësisht u qëllua nga breshëria e plumbave.

Burimet pohojnë se i plagosuri i rastit, Miftar Miftari pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale sot.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar mbrëmë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila deklaroi se është identifikuar një nga të dyshuarit.

I dyshuari kryesor për këtë rast, Alban Gashi, është në arrati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit