Tuesday, April 1, 2025
spot_img

​26 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

Sot bëhen 26 vjet nga një nga masakrat më të tmerrshme të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë – ajo ndaj familjes Berisha në Suharekë.

Ngjarja makabre ndodhi kur forcat serbe fillimisht hapën zjarr ndaj rreth 50 anëtarëve të kësaj familjeje, e më pas i dërguan të mbijetuarit dhe trupat e të plagosurve në një kafiteri pranë, ku i goditën me bomba për t’u siguruar se askush nuk do të mbijetonte.

Masakra ndodhi fare pranë stacionit policor të Suharekës, vetëm 100 metra larg shtëpive të familjes Berisha. Paramilitarët serbë, sipas dëshmive, vranë disa nga anëtarët në pragun e shtëpive të tyre, ndërsa të tjerët i dëbuan dhunshëm dhe i detyruan të futen në lokalin ku do të ndodhte krimi masiv.

Nga kjo masakër arritën të shpëtonin vetëm tre persona: Vjollca Berisha me djalin e saj të vogël, Gramozin, dhe Shyhrete Berisha. Ata mbijetuan duke kërcyer nga një kamion në lëvizje, gjatë transportimit të trupave drejt Prizrenit. Sipas rrëfimeve të Vjollcës, në kamion kishte edhe të plagosur të tjerë që ishin ende gjallë.

Vitet e fundit, disa nga viktimat e masakrës janë gjetur dhe janë varrosur me nderime ushtarake – përfshirë Bujar Berishën, Faton Berishën, Nexhat Berishën dhe Arta Berishën. Megjithatë, shumë anëtarë të tjerë të familjes Berisha vazhdojnë të jenë të zhdukur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit