Tuesday, April 1, 2025
spot_img

“Para një kohe dytë kanë qenë punëtorë të tyre”, a kishin lidhje familjare çifti me ish-shefin – krejt çka dihet për krimin në Vushtrri

Një krim i rëndë ka ndodhur dje në Vushtrri, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të vrarë. Një 58-vjeçar dyshohet se ka vrarë një 42-vjeçare, e më pas ka qëlluar edhe

Kjo ngjarje tragjike erdhi pas vrasjes së 19-vjeçarit të dielën mbrëma në këtë qytet.. Në Stanoc të kësaj komune, sot një burrë ka vrarë një grua, e më pas ka qëlluar edhe veten. Krimi i rëndë dyshohet të jetë kryer në një nënkalim.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha se dorasi është një 58-vjeçar me inicialet A.M, ndërsa gruaja që është vrarë një 42-vjeçare me inicialet N.H, teksa shtoi se është sekuestuar një armë.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”, ka deklaruar Zahiti të hënën.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

“Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje””, ka thënë Zahiti.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës. Nga kjo prokurori kanë thënë se po intervistojnë dëshmitarë lidhur me rastin dhe se po hetojnë të gjitha rrethanat që kanë çuar tek kjo ngjarje tragjike.

“Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje. Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, kanë deklaruar nga Prokuroria.

Në pamjet e siguruara shihet vendit ku ndodhi krimi, teksa aty doli edhe bashkëshorti i gruas që u vra. Ai është parë në gjendje të rëndë.

Para mediave ka folur Rrahim Ajeti, që është prezantuar si familjar i të ndjerës.

Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më te i dyshuari.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua. Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.

Ai tha se në biznesin e të dyshuarit (furrë buke), kishte punuar edhe bashkëshorti i të ndjerës.

“Para një kohe kanë qenë punëtorë të këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë. Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit