Altin Krasniqi, i biri i Jakup Krasniqit, ka vizituar së bashku me vajzën e tij ish-kryeparlamentarin që po qëndron në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.
Krasniqi e ka njoftuar një gjë të tillë vetë me anë të një postimi në Facebook.
“Unë dhe Toska, vizituam gjyshin, i cili na mungon shumë dhe e duam pafund“, ka shkruar Krasniqi.