Banorët e Big Brother Vip Albania morën edhe sot mesazhe nga publiku në radhët e “Big Love”, mirëpo një mesazh i veçantë shkaktoi entuziazëm të madh.
Ishte një mesazh në emër të futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, dhe sapo banorët panë emrin e tij, nisën brohoritjet.
Por, për personin që ishte mesazhi, nuk ishte në dijeni se kush ishte ai, derisa Gjesti po pyeste se “Kush është?”.
Laerti menjëherë i shpjegoi: “Është futbollist i kombëtares, lexo”.
Në sfond, Rozana Radi dëgjohet: “Armando Broja o njeri!”.
Gjesti, i habitur, u përgjigj: “Hej bro, unë s’e di, s’jam i informuar për futbollin këtu”.
Në mesazh, Broja po shkruante se “Gjesti na kënaqe o vëlla, veç për ty po e shikoj këtë Big. Të presim me fitore. Loja ka puls edhe dashuria, por ti nuk do të nxjerrësh djalin e dashuruar. Nuk është turp, vëlla. Nuk ka më bukur se dashuria”.
