spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Akullore shtëpie me qumësht dhe kafe – E lehtë, e mrekullueshme

Akullorja e shtëpisë është padyshim një delikatesë fantastike, e cila shijon pa masë, sidomos tani që temperaturat janë rritur.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë të mrekullueshme të përgatitjes së akullores me qumësht dhe kafe.

Kërkon pak mundim dhe pak përbërës por të mrekullon me shijen e saj freskuese.

Mund ta kombinoni me fruta të ndryshme sipas dëshirës e ta konsumoni në çdo kohë të ditës, ajo do t’ju freskojë dhe ëmbëlsojë menjëherë mendjen edhe shpirtin jo vetëm ju por edhe më të dashurve tuaj.

Përgatitja e Akullores së Shtëpisë me Qumësht dhe kafe

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4 filxhanë çaji me qumësht
4 kokrra vezë
1 filxhan çaji sheqer
Një lugë çaji vanilje
1 lugë gjelle niseshte
3-4 lugë gjelle me kafe të bluar

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të zjeni qumështin dhe ta lini të ftohet pak.

Më pas, rrihni vezët bashkë me sheqerin dhe hidhini në tenxheren ku keni qumështin.

Në një tas të vogël përzieni niseshtenë me kafen, derisa të jetë formuar një masë homogjene.

Merrni pak nga masa e qumështit shkrini niseshtenë me kafen dhe hidheni masën në tenxheren e qumështit.

Përziejeni mirë dhe vendosini në zjarr shumë të ngadaltë duke i përzjerë vazhdimisht në mënyrë që masa të mos nisë të zjejë pasi priten vezët.

Kur masa të trashet, AgroWeb.org ju udhëzon ta largoni nga zjarri.

Mund t’i shtoni arra apo bajame pjekura sipas dëshirës dhe vaniljen.

Vendoset në kupa ose në një tas të madh dhe pasi ftohet në temperaturë ambjenti futet në zonën e ngrirjes së frigoriferit.

Sapo të ftohet dhe të ngrijë sa duhet është gati për t’u servirur.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me reçel qershie apo luleshtrydhe, fruta të thata etj.

Për një shije edhe më fantastike, këtë akullore mund ta përdorni edhe në shoqërimin e kekëve të ndryshëm apo edhe krepave të ëmbla.

Nëse preferoni akulloren mund ta shoqëroni edhe me copëza çokollate apo biskotash të ndryshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit