spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

Milaim Zeka e Arben Manaj përballen në Gjykatën e Tiranës

Një betejë e pazakontë ligjore do të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës mes dy gazetarëve të njohur Milaim Zeka dhe Arben Manaj.

Gazetari Milaim Zeka bëri një deklaratë të fortë në një studio televizive teksa tha se gazetari Arben Manaj e kishte spiunuar gjatë viteve ’90, kur Zeka vinte në Tiranë si gazetar i televizionit suedez. Asokohe Manaj shoqëronte në Tiranë Zekën, i cili zhvilloi edhe një intervistë me Ramiz Alinë, raporton media shqiptare Prapaskena.

Milaim Zeka, bazuar në një dosje që sipas tij gjendet në Autoritetin e Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, thotë se ka zbuluar se Arben Manaj e kishte spiunuar për çdo lëvizje dhe takim të Zekës në Tiranë. Pra, gazetari Zeka thotë se ka parë dhe disponon një dosje, ku rezulton se Manaj e kishte spiunuar.

Ndërkaq, Arben Manaj pretendon se nuk është spiun i ish Sigurimit të Shtetit dhe se pretendimet e gazetarit Milaim Zeka nuk janë të vërteta. Po nëse Manaj rezulton në dosje, për llogari të kujt e ka spiunuar Zekën?

Përgjigjen pritet t’a japë Gjykata e Tiranës, në të cilën Arben Manaj ka depozituar një padi për shpifje kundër Milaim Zekës. Seanca e parë është parashikuar të zhvillohet në datën 27 mars 2025.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit