Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka folur lidhur me bastisjen që u zhvillua nga policia dje në ministrinë që ai drejton.
Peci ka shprehur shqetësimin se informacionet e publikuara në media nuk përkojnë me të vërtetën dhe i ka cilësuar ato si shpifje, derisa shtoi se atë mund të thonë vetëm institucionet e drejtësisë.
“E vërteta është ajo që atë le ta thonë institucionet e drejtësisë dhe akterët që janë intervistuar”, tha Peci.
Ndryshe, dje, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve për veprimet e disa zyrtarëve publikë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, ka autorizuar Policinë e Kosovës, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes.