Pas disa javësh tensione dhe distancim, duket se ish-çifti Jozi dhe Loredana po përpiqen të rregullojnë marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.
Gjatë ditës së djeshme, dyshja u panë duke ndarë një përqafim të ngrohtë, një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe ndjekësit e këtij formati.
Lidhur me këto, Loredana e pyeti Jozin: “Çfarë të bëri të ndryshosh mendjen?” dhe përgjigjja e tij ishte e sinqertë: “Për Zotin e madh, thjesht nuk e durova dot ditëlindjen time të kalonte ashtu. Më dukej e pabesueshme që ti reagoje në atë mënyrë”.
Megjithatë, pasi Jozit iu dha mundësia nga publiku që të rikthehej në shtëpi, ai krijoi një lidhje të afërt me banoren tjetër, Olën, duke e bërë edhe më të tensionuar raportin me Loredanën.