Sunday, October 13, 2024
spot_img

Rritje alarmante e rasteve, miratohen variantet e reja të vaksinave kundër COVID-19

Rregullatorët amerikanë kanë miratuar variantet e përditësuara të vaksinave kundër COVID-19.

Me lejen e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), Pfizer dhe Moderna do të fillojnë të dërgojnë miliona doza vaksinash të reja.

Vendimi vjen pas një vale të virusit nëpër botë. Në fillim të kësaj vere, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan që të gjithë të rriturit dhe fëmijët, duke filluar nga mosha 6-muajsh, të marrin vaksinën këtë vjeshtë.

Ndonëse shumica e amerikanëve kanë njëfarë imuniteti nga infeksionet ose vaksinimet e mëparshme ose të dyja, kjo mbrojtje zbehet.

Dozat e vjeshtës së kaluar synuan pjesë të ndryshme të pemës familjare të koronavirusit dhe të dhënat e CDC-së tregojnë se vetëm rreth 22,5% e të rriturve dhe 14% e fëmijëve e morën atë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit