Tuesday, April 1, 2025
spot_img

Aksion kundër fajdes në Prizren: Bie në prangat e Policisë i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme

Hetimet Rajonale në Policinë në Prizren në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë zhvilluar një aksion të enjten që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprat penale fajde dhe detyrim. I dyshuari tashmë ndodhet në mbajtje.

Operacioni policor u zhvillua lidhur me rastin e 1 marsit dhe rezultoi me kapjen e të dyshuarit, që ishte cak i organeve të rendit.

Personi që u prangos dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit