Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se situatë e sigurisë në rajon është e brishtë.
Për këtë aleancës ushtarake ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, ndonëse e vlerëson të rëndësishme ka thënë se është e vonuar
“Duhet të vihet në funksion ngase rreziqet që për Ballkanin Perëndimor janë shumë të prekshme, situate në Bosnjë Hercegovinë është pranë shpërthimit”, ka thënë Ibishi.
Ai ka thënë se Serbia është kërcënim për sigurinë e rajonit.
“Ideja e re që po jetësohet e “botës serbe që është ajo mbetja e parealizuar e Millosheviqit është shumë e rrezikshme, sepse ajo po kthehet edhe në funksion edhe si aspekt gjeostrategjik i Rusisë për implikim në Ballkan”.