spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Zyrtarët e CIA-s dhe NATO-s i përçuan mesazhe të fuqishme Vuçiqit në Beograd për Kosovën

Në të njëjtën ditë Beogradin e vizituan Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Boris Ruge dhe kreu i Agjencisë amerikane të Inteligjencës CIA-s, William Burns.

Ndërsa vizita e Burnsit kaloi në fshehtësi të plotë, një nga njerëzit kryesorë të Aleancës së NATO-s i përcolli një mesazh të qartë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq – Serbia pritet të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësive kryesor për ngjarjet në Kosovë në maj të vitit të kaluar dhe më pas për sulmin e armatosur në Banjskë, i cili ndodhi në shtator të vitit të kaluar, shkruan nova.rs.

Ditë më parë mediat raportuan për vizitën e shefit të CIA-s, William Burns në këtë pjesë të Ballkanit.

Nga Sarajeva, përmes Beogradit, në Prishtinë, drejtori i agjencisë më të fuqishme të inteligjencës në botë u takua edhe me zyrtarë politikë, gjë që, sipas ekspertëve, nuk ishte praktikë deri më tani.

Pas vizitës në Sarajevë, Burns shkoi në Beograd dhe askush nuk e di se me kë u takua dhe për çfarë diskutoi.

Është interesante se në të njëjtën ditë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur Boris Ruge, Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Politikë dhe Politikë të Sigurisë.

Vuçiq ka njoftuar publikun për këtë takim përmes llogarisë zyrtare në Instagram, duke thënë se ishte një takim i mirë, ku u diskutuan çështje të rëndësishme, situata në rajon, siguria në Kosovë dhe implikimet e mundshme të lëvizjeve të njëanshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Me një ton disi ndryshe, Ruge foli për takimin me Vuçiqin.

“Ne diskutuam edhe çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e përhershme në Kosovë. NATO pret që Serbia të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësve kryesor për aktet e dhunshme në maj dhe shtator të vitit 2023”, tha Ruge.

Kujtojmë se në muajin maj të vitit 2023, huliganët serbë sulmuan pjesëtarët e KFOR-it, të cilët nuk lejuan të sulmoheshin kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore të Kosovës që hynin në ndërtesat komunale.

KFOR-i më pas raportoi se që nga ardhja e misionit të tyre në Kosovë, numri më i madh i pjesëtarëve të tyre – më saktësisht 93 ushtarë të KFOR-it – janë lënduar në Zveçan.

Disa muaj më vonë, më 24 shtator të po këtij viti, në fshatin Banjskë ndodhi një sulm i armatosur. Atë e ka organizuar ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, të cilin e ka pranuar edhe vetë. U vra polici shqiptar, Afrim Bunjaku dhe tre serbë të armatosur.

Është interesant fakti se vizita e Ruges, por edhe e Burnsit vjen në kohën kur u paralajmërua ardhja e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili do të jetë në Serbi më 29 dhe 30 gusht.

Së fundmi, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, tha se “arrestimi i Milan Radoiçiqit është një nga kushtet për vizitën e presidentit francez, Emmanuel Macron në Beograd”.

Po ashtu, pothuajse në të njëjtën kohë, Qeveria e Kosovës refuzoi kërkesën e Serbisë për bashkëpunim në lidhje me rastin Banjskë dhe sigurimin e provave për Milan Radoiçiq.

Në arrestimin e Radoiçiqit ka shpresuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovinier, i cili paraprakisht ka thënë se pret që Prishtina t’i përgjigjet kërkesës së palës serbe, gjë që nuk ka ndodhur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit