spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

Sali Berisha: I kam shprehur ngushëllime në telefon vëllait të Thaçit, Gjykata Speciale bëri veprim keqdashës

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha, ka bërë të ditur se e ka ngushëlluar familjen Thaçi.

Ai ka thënë se ka biseduar në telefon me vëllanë e ish-presidentit Thaçit, por që nuk e ka parë të arsyeshme që një gjë të tillë ta bëjë publike.

“Unë i kam marrë në telefon, nuk kam bërë mesazh publik. Kam marrë në telefon kryefamiljarin e tyre, dhe i kam shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera për humbjen e të atit të tij të nderuar, dhe ata janë familje e nderuar”, tha Berisha.

Ai tha se veprimi i Gjykatës Speciale duke mos e lejuar Thaçin të vijë në varrim, ishte keqdashës.

“Kam ndjerë keqardhje që nuk i dhanë leje por nuk e gjykova të hyjë në debatin, sepse ishte veprim absolutisht pa asnjë bazë, dhe pa justifikuar, veprim keqdashës personal. Ti siç e prure me rojë për ta parë në spital po me roje sille për t’i dhënë lamtumirën e fundit. E prure në spital, lëre le ta përcjellë të atin, ka qenë president republike. Nuk e di ku e bazoi ajo gjykatë këtë veprim. Kam shprehur ngushëllime vëllait të Thaçit”, ka thënë Berisha më tutje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit