spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Franco Foda: Jemi të gatshëm, duhet të jemi të koncentruar ndaj Islandës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së play-offit në Ligën e Kombeve kundër Islandës, duke theksuar atmosferën pozitive në kampin dardan dhe rëndësinë e ndeshjes.

“Atmosfera e përgjithshme është shumë e mirë. Valon Berisha dhe Amir Rrahmani janë në fazën e rikuperimit, por pres që të gjithë të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme,” deklaroi Foda.

Duke analizuar kundërshtarin, trajneri gjerman vlerësoi Islandën si një skuadër të organizuar dhe të fortë taktikisht. Ai theksoi nevojën që Kosova të hyjë e fokusuar nga minuta e parë.

“Duhet të jemi të koncentruar nga prekja e parë e topit. Duhet të bëjmë një lojë kompakte, intensive dhe të jemi të zgjuar,” tha ai.

Foda nënvizoi progresin e ekipit kombëtar në ndeshjet e fundit dhe beson se kjo duhet të reflektohet në fushë kundër Islandës.

“Në ndeshjet e kaluara kemi treguar se jemi zhvilluar. Skuadra ka treguar progres. Ato paraqitje duhet t’i kthejmë dhe duhet të koncentrohemi prej minutës së parë, pasi që Islanda ka lojtarë të fortë,” shtoi ai.

Trajneri i dardanëve e cilësoi kualifikimin në Ligën B si një objektiv madhor. “Është shumë e rëndësishme që të kualifikohemi në Ligën B, pasi që ka një dallim të theksueshëm,” theksoi ai.

Një vlerësim të veçantë, Foda e dha për të rinjtë që janë bërë pjesë e ekipit A. “Abdullahu, Demaku dhe Gallapeni janë integruar shumë shpejt dhe shumë mirë në ekipin A. Kanë pasur paraqitje të mira në klubet e tyre, prandaj i kemi ftuar që t’i përgatisim për ekipin A,” përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit