spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Gjermania do të zhbllokojë 3 miliardë euro shtesë për ndihma ushtarake për Ukrainën, thonë burimet

Qeveria gjermane planifikon që të lëshojë tre miliardë euro shtesë për ndihma ushtarake për Ukrainën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”, duke cituar burime.

Ministri i Financave, Joerg Kukies, e ka njoftuar komisionin parlamentar për buxhet për këtë plan, sipas një draft-dokumenti të ministrisë së tij, të cilin e ka parë agjencia “Reuters”.

Kjo lëvizje shihet si hap i rëndësishëm, pasi kancelari në largim, Olaf Scholz, më parë i kishte penguar ndihmat shtesë, duke këmbëngulur në lehtësimin e rregullave të borxhit publik si parakusht.

Kuvendi i Gjermanisë të martën miratoi një reformë të madhe të rregullave fiskale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit