spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Aksion në veri, deklarohet Policia!

Njësitet e Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në veri të vendit.

Zv.komandanti për veriun, Veton Elshani ka thënë se janë duke mbështetur Njësitet e Krimit të Organizuar nga Prishtina.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë se operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.

Tutje, ai tha se aksioni është duke u realizuar në dy rajone.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka deklaruar ai për redaksinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit