spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Pse u largua kryeavokati mbrojtës i Kadri Veselit?

Në vitin 2020 u emërua në krye të mbrojtjes.

E për afër 4 vjet, avokati Ben Emerson, iu përgjigj akuzave të Prokurorisë Speciale.

Krejt kjo në kuadër të procesit gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët” në Dhomat e Specializuara në Hagë.

E të mërkurën, u bë e ditur se avokati britanik, është tërhequr nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit.

Kjo me kërkesën e vet Ben Emersonit, e cila u miratua nga Veseli e u aprovua nga Gjykata Speciale.

“Z. Emerson është konsideruar një ndër avokatët kryesor në mbrojtjen e të gjithë të akuzuarve në këtë rast. Po ashtu Emerson njihet si një ndër avokatët më profesional dhe kredibil në të drejtën penale ndërkombëtare dhe më përvojë në Tribunalin Ndërkombëtar në ish-Jugosllavi. Me vet faktin që ndërrohet ky avokat, e që është kryesori, pothuajse në fund të procesit, nuk është mirë për rastin, por nga ajo që ka qenë publike, besoj që janë marrë masat të mos lihet ndonjë zbrazëtirë”, ka thënë avokati Taulant Hodaj.

Arsyet e tërheqjes së Ben Emerson deri më tani nuk u bën të ditura.

Por, njohësi tjetër i ligjit, Xhevdet Smakiqi, thotë se ato mund të jenë financiare.

“Arsyet e vetme janë financiare dhe ato konsideroj që janë për shkak se Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Drejtësisë, në vitin 2024 e ka ndryshuar Udhëzimin Administrativ 08/2022, më të cilin udhëzim e ka kufizuar lartësinë e kompensimit të mbrojtësve të krerëve të UÇK-së, për pjesëtarët e UCK-së, me çka e ka dëmtuar seriozisht mbrojtjen efektive dhe cilësore”, vlerëson avokati Xhevdet Smakiqi.

Por këto deklarata po i quajnë të pabaza e tendencioze nga Ministria e Drejtësisë.

Përmes një reagimi kanë thënë se pagesa e ulët nuk është arsyeja e tërheqjes së avokatit britanik.

“Avokati Ben Emmerson, i cili përfaqëson z. Kadri Veseli, ka përfituar nga Ministria e Drejtësisë një shumë prej 4,019,724.91 euro (katër milion e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet e katër euro e nëntëdhjetë e një cent). Ministria e Drejtësisë vazhdon të punojë me profesionalizëm brenda kompetencave dhe kapaciteteve të saj, për të përmbushur të gjitha kërkesat e mbrojtjes për të gjithë ata që padrejtësisht po gjykohen nga Gjykata Speciale”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ndërkohë në njoftimin e Gjykatës Speciale, është thënë se kjo ndarje u bë për shkak të “prishjes së parevokueshme të marrëdhënieve klient-avokat”

Ndërsa, Ismail Syla, kryesuesi i Bordit të Fondacionit “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”, bën të ditur se në drejtim të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe Ministres së Drejtësisë, ditë më parë kanë dërguar një kërkesë zyrtare, për rritjen e përkrahjes financiare për mbrojtjen juridike të ish-presidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit