spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Publikohen dokumente për vrasjen e Kennedyt, amerikanët ende nuk besojnë se vrasësi veproi i vetëm

Qeveria amerikane ka nisur me publikimin e pjesës më të madhe të dokumenteve në lidhje me vrasjen e presidentit John F Kennedy – rast që ende nxit teori konspirative, 60 vjet pas vrasjes së tij.

Publikimi i këtyre dokumenteve është bërë me urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump që kërkuar që dokumentet e paredaktuara të rastit të bëheshin publike.

Historianët nuk presin që dokumentet të përmbajnë diçka të re në lidhje me vrasjen. Trumpi ka vlerësuar se rreth 80 mijë faqe të dokumenteve do të publikohen.

Autoritetet amerikane edhe më parë kanë publikuar qindra-mijëra dokumente për vrasjen e Kennedyt, por disa prej tyre nuk janë publikuar për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Shumë amerikanë ende besojnë se vrasësi, Lee Harvey Oswald, nuk veproi i vetëm.

Kennedy u vra gjatë vizitës në Dallas më 22 nëntor 1963. Shumë dokumente të publikuara më parë ishin të redaktuara.

Një komision qeveritar kishte ardhur në përfundim se Kennedy ishte vrarë nga Lee Harvey Oswald, veteran marine dhe i vetëshpallur marksist, i cili më vonë ka ikur në Bashkimin Sovjetik, por u kthye.

Mirëpo sondazhet e realizuara gjatë viteve kanë treguar se shumica e amerikanëve nuk besojnë se vrasësi kishte vepruar i vetëm.

Ka ende shumë pyetje për rastin, duke nxitur teoritë për përfshirjen e agjentëve të qeverisë, mafinë dhe personazhe të tjera famëkeqe.

Në vitin 1992, Kongresi me anë të një ligji mundësoi publikimin e të gjitha dokumenteve në lidhje me hetimin brenda 25 vjetësh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit