spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Dushi thumbon Hotin: Informatat e atyre që sillen korridoreve nuk është mirë t’i servohen publikut

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Florian Dushi ka reaguar pas deklaratave të Abdullah Hotit se “LDK-ja ka nevojë për lidership të ri”.

Dushi ka thumbuar Hotin duke e theksuar se “LDK ka nevojë për një unitet të të gjitha strukturave të saj për shkak edhe të zgjedhjeve lokale”

“Nuk është mirë që si informata për publikun të servohen sajimet e atyre që sillen korridoreve të LDK-së”, shkroi mes tjerash Dushi.

Postimi i plotë:

Nuk është mirë që si informata për publikun të servohen sajimet e atyre që sillen korridoreve të LDK-së.

Florian Dushi duke qenë gjithmonë vetëm pjesë e LDK-së dhe jo e çfarëdo “grupi” brenda saj, vazhdon të jetë pjesë e strukturave të saj udhëheqëse me tepër se dy dekada.

LDK sot, si kurrë më parë, ka nevojë për një unitet të të gjitha strukturave të saj për shkak edhe të zgjedhjeve lokale që i kemi shumë afër dhe në këtë formë ta ruajmë dhe ta zhvillojmë tutje trendin e mire që LDK kishte në zgjedhjet që sapo përfunduan.

Këtë unitet nuk duhet dhe nuk do të mund ta cenojë askush.

LDK mbi të gjitha ✌️

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit