spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Shqipëri: Shpërthen zjarri në një stallë bagëtish, dyshohet për 200 krerë të djegura

Një zjarr masiv ka shpërthyer në një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë në Shqipëri.

Top Channel ka shkruar se sapo është raportuar ngjarja, në vendngjarje janë nisur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës.

Si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete zjarrfikëse dhe personel shtesë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Nga shpërthimi i zjarrit, përveç djegies totale të stallës, paraprakisht dyshohet se brenda janë djegur rrethe 200 krerë bagëti të imëta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit