spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

CNN: Telefonata Trump-Putin ka shkuar “shumë mirë”, thotë një burim rus

Sot kanë biseduar përmes një bisede telefonike presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me atë të Rusisë, Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.

Derisa, se si shkoi kjo bisedë, për CNN ka folur një burim rus me njohuri për bisedën, duke thënë se ajo ka shkuar “shumë mirë”.

Gjithashtu, ai edhe e ka konfirmuar se biseda ka përfunduar mes atyre.

I dërguari i posaçëm i Putinit, Kirill Dmitriev, shkroi në një postim në X se “bota është bërë një vend shumë më i sigurt sot” falë lidershipit të Putinit dhe Trumpit. Kremlini ende nuk ka publikuar një koment zyrtar mbi telefonatën.

Gjithashtu edhe nga Shtëpia e Bardhë, zëvendësshefi i stafit të saj, Dan Scavino, tha se telefonata po shkonte “shumë mirë” kur dha një përditësim mbi ecurinë e saj në rrjetet sociale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit