spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Gazetari publikon videon: Veseli vet e përzuri Emmerson-in, ndërsa eksponentët e PDK-së, po ia lënë fajin Albin Kurtit

Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë njoftuan të mërkurën se avokati Ben Emmerson është tërhequr nga ekipi mbrojtës i ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është duke u gjykuar nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emmerson. Veseli dhe Emmersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme”, thuhet në njoftim.

Gjykata tha se trupi gjykues “u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor”.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë e Kosovës lëshoi një reagim në lidhje me largimin e Emmersonit, duke thënë se i demanton “lajmet e pabaza dhe tendencioze që po përhapen rreth pagesave për avokatët” e angazhuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ajo tha se personat që tërhiqen nga detyra e tyre “mund të gjejnë justifikime të ndryshme, por paga e ulët nuk është një prej tyre”.

“Avokati Ben Emmerson, i cili përfaqëson Kadri Veselin, ka përfituar nga Ministria e Drejtësisë një shumë prej 4.019.724,91 euro (katër milion e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet e katër euro e nëntëdhjetë e një cent)”, shkroi ajo në Facebook.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar gazetari Jeton Sopa, i cili e ka quajtur si “propagandë” të opozitës deklaratat se shteti i Kosovës qëllimisht nuk e ka paguar zacokatin në mënyrë që ai të tërhiqet dhe t’i dëmtojë të akuzuarit Hagë.

“Propaganda e opozitës në këtë rast PDK-së me telallët e tyre mediatik se shteti i Kosovës me qëllim nuk e ka paguar avokatin e Kadri Veselit në mënyrë që ai pastaj të tërhiqet dhe për pasojë t’i dëmtoj të akuzuarit në Hagë për ta goditur UÇK-në, dhe se kjo është agjendë e Serbisë etj. etj. është thjeshtë gënjeshtër.

Ministria e Drejtësisë dje doli deklaroi se vetëm avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson është paguar nga buxheti i shtetit të Kosovës mbi 4 milionë euro që me llogaritë po i bjen rreth 100 mijë euro në muaj, një shumë e kolosale kjo për një avokat edhe nëse është i përmasave botërore”, ka shkruar Sopa.

Sipas gazetarit Sopa, e vërteta është se vet Kadri Veseli ka kërkuar tërheqjen e parakohshme të avokatit të tij nga mbrojtja për arsye që ne edhe mund mos t’i dimë.

“Por ajo që e dimë dhe është publike është se jo më larg se para dy muajsh Kadri Veselit para gjykatësit në seancë shfaqë pakënaqësi të hapur ndaj avokatit Ben Emerson, citoj:

“Një çështje tjetër që kisha pasur dëshirë ta theksoja e cila ka të bëj me mua si të akuzuar dhe me avokatin tim, po e shoh një komunikim i cili nuk po me duket shumë normal dhe as profesional nuk paragjykoj por si i akuzuar kam të drejtë të jap një mesazh, nuk kisha pasur dëshirë që gjërat që janë jashtë realitetit tim të ndikohet dhe të paragjykohet për arsye se ka një mospërmbajtje sidomos në adresimet e avokatit tim Ben Emerson” thotë Veseli para gjykatës.

Imagjinoni me ja pas zgjedh qeveria qet avokat Kadri Veselit çka kishin ba k‘ta që po kritikojnë sot?”, ka thënë ai.

Në fund, Sopa ka rikujtuar se z. Veseli e ka zgjedhur vet avokatin Emmerson.

“Ndërkohë, Kadri Veseli vet e ka zgjedhë avokatin ma të mirin e ma të shtrenjtin duke e pagu me miliona nga taksat tona dhe në fund vet e përzuni ndërsa eksponentët e PDK-së me tuxharë e telallë prapë po ja lënë fajin Albin Kurtit”, ka përfunduar Sopa.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit