Dimri na viziton shkurtimisht dy ditëve të ardhshme, me reshje të pakta lokale bore të cilat priten sonte dhe mëngjesin e së Martës me ulje të mëtutjeshme të temperaturave.
Të Martën në tërë rajonin parashihet të kemi mot me vranësira e në disa zona me intervale kohore me diell. Në mëngjes dhe paradite ende lokalisht priten reshje kryesisht të pakta bore e në disa zona të Shqipërisë reshje shiu e bore.
Temperaturat maksimale në Kosovë pritet të luhaten nga 2 deri në 6 gradë Celsius. Mjaft ftohtë edhe në lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Do të fryjnë erëra mjaft të ftohta nga veriu dhe verilindja.
Pasditen e së Martes moti do të ketë tendencë kthjellimi, kurse gjatë natës pritet kthjellim i plotë.
Mëngjesi i së mërkurës do të jetë me acar dhe temperatura nga -3 deri në -6 gradë Celsius në Kosovë. Dita me diell dhe rritje graduale të temperaturave, por ende me erëra të ftohta nga veriu e verilindja. Acar pritet edhe në pjesën lindore të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Dita vijon kryesisht me diell dhe rritje graduale e temperaturave.
Nga e Enjta më ngrohtë dhe kryesisht me diell. Acari i mëngjesit do të jetë më i dobët, ndërsa temperaturat ditore shënojnë rritje deri në 15 gradë Celsius në Kosovë e pak më ngrohtë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.