spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Historiani zviceran: Duhet të përgatitemi për luftë, Kosova është më e rrezikuara

Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt ka thënë se Evropa duhet që ta ndryshojë politikën e jashtë dhe të përgatitët edhe për situatën më të keqe.

Kjo sipas tij, për shkak të politikës së re amerikane që sipas tij është e vështirë për tu kuptuar.

Ai tha se nga kjo pjesë më e rrezikuar është Ballkani, ku siç tha ai Kosova e cila sipas tij varet nga prezenca e trupave amerikane.

“Të të gjithë ballafaqohemi me një politike të SHBA-së që është vështirë për ne ta kuptojmë. Të gjithë Evropa në këtë moment duhet ta ndryshojë politikën e jashtme. Është e qartë që po flitet për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa dhe Kosova. Nuk mund të përjashtohet asgjë dhe çdo vend duhet që të përgatitët edhe për situatën edhe më të keqe… Kosovën e kanë shpëtuar Evropianët dhe jo amerikanët dhe sot gjendemi në të njëjtën situatë dmth me rastin e Ukrainës, por kush mund të përjashtojë që pas një marrëveshjeje politika amerikane nuk ka ide që të hyjë edhe në Ballkan. Pjesa më e rrezikuar nga të gjitha vendet e Ballkanit është Kosova pasi që siguria këtu varet edhe nga prezenca e trupave amerikanë”, ka deklaruar ai.

Schmitt tha se të gjitha shtetet duhet që të përgatitën për luftë, por sipas tij Kosova gjendjet në një situatë më delikate dhe ka rrezik nga Serbia.

“Krejt varet nga politika e presidentit amerikan, asnjëri nuk e di çfarë do të bëjë nesër. Ky është një realitet politik…Situata në Serbi po ashtu mund të ndryshojë dhe të krijojë një situatë të re, por vetëm pas rënies së presidentit, Vuçiq. Të gjitha shtetet duhet që të përgatiten edhe për një situatë më të rëndë dhe kjo është lufta. Edhe në Zvicër flitet në mënyrën më të qartë, ne duhet që të përgatitemi për luftë… Kjo vlen për Zvicrën dhe fatkeqësisht kjo edhe për një vend si Kosova e cila gjendjet në një situatë më delikate sesa Zvicra… Kosova ka rrezik nga Serbia. Të gjitha varën nga politika e Trump sepse ai ka marrëdhëniet shumë të ngushta me qarqet e Vuçiqit… Nuk është fjalë për alarm është për përgatitje… ”, ka deklaruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit