Christopher Hyland, i njohur për angazhimin e tij në çështjen e Kosovës, teksa fliste për marrëdhëniet me Serbinë dhe rolin e SHBA-ve në këtë drejtim, u shpreh i bindur që edhe presidenti amerikan, Donald Trump do vepronte njësoj sikurse që po bën kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Hyland përmendi deklaratën e këtij të fundit që Kushtetuta e Kosovës i mbron të gjithë dhe rregullon çështjet ashtu sikurse e parasheh ligji.
“Nuk e di se çfarë plani ka Presidenti Trump dhe si do të vazhdojë ai të qaset ndaj situatës në Ballkan, por di këtë: nëse Presidenti Trump do të ishte në këpucët e Kryeministrit Kurti, ai nuk do të bënte asgjë ndryshe nga ajo që po bën Kryeministri Kurti për Kosovën sot”, ka thënë ai.
“Jam 100% i sigurt që nuk ka asnjë version të President Trump, që do të shpallte për popullin amerikan se përreth Distriktit të Kolumbisë, do të kishte një grup qytetesh të norvegjezëve, lutheranëve vetëm, të lidhura me Norvegjinë. Kjo nuk do të ndodhte kurrë. Nuk do të ndodhte kurrë, kurrë, kurrë, sepse Presidenti Trump do të thoshte, ashtu siç ka thënë në mënyrë brilante Albin Kurti, se Kushtetuta e Kosovës na lidh ne së bashku, na mbron sipas ligjit”, shtoi tutje Hyland.