Ramiz Kelmendi ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka theksuar se Haxhi Thaçi, me gjithë padrejtësitë që ka përjetuar gjatë jetës, ka arritur të mbyllë jetën faqebardhë dhe ka triumfuar mbi vështirësitë e kohës.
Kelmendi shprehu solidaritetin e tij me familjen Thaçi dhe e inkurajoi Hashim Thaçin të qëndrojë i fortë në këtë periudhë të vështirë.
E plotë:
I nderuar President Thaçi,
e nderuara familje Thaçi në Burojë,
Familjarë, të afërm, miq e dashamirë,
Të nderuar qytetarë,
Shprehë ngushëllimet e mia të sinqerta, me rastin e ndarjes nga jeta të baces Haxhi Thaçi, burrit fisnik të Kosovës.
Jeta shpeshherë nuk u tregua e drejtë me bacen Haxhi, mirëpo ai ja doli që jetën ta mbyllë faqebardhë, duke triumfuar mbi padrejtësitë e kohës!
Në këto orë dhembje e zie, jam pranë familjes Thaçi dhe pranë presidentit Thaçi.
Hashim miku im, qëndro i fortë siç të njohim!
Me pikëllim:
Ramiz Kelmendi