Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues.
Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga Specilaja sepse “e përshëndeti popullin me dorë”.
Tutje, Haradinaj ka thënë se pjesëtarët e UÇK-së pos familjarëve të tyre, kanë të drejtë të ndjejnë dhimbje edhe për të tjerët.
Ai përdori shprehjen “qyqana”, për ata që “kanë sharë UÇK-së teksa po luftonte”.
“Përshëndet Hashim Thaçi, janë përshëndetur edhe në luftë, normal që dhimbja për prindin ekziston. Djemtë e UÇK-së kanë të drejtë me thënë jo vetëm babat nau kanë dhimbtë, por edhe babat e juaj o qyqana që edhe duke luftu na keni sha, nau kanë dhimbtë”, ka thënë ai.