spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Moslejimi i Thaçit në varrimin e babait, Haxhiu thotë se do t’i shkruajë kryetares së Dhomave të Specializuara

Gjykata Speciale nuk ka lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Pas këtij këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se lidhur me këtë vendim të padrejtë ndaj Thaçit, do t’i shkruajë kryetares së Dhomave të Specializuara

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit.

Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës.

Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, ka shkruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit