Shkruar nga Spartak Ngjela
Dëshira për të qenë i pasur, sot, në Shqipëri po spikat më shumë se dëshira për të qenë i ditur.
Nuk di se çfarë të them, sepse këtë përplasje dëshirash e ka kaluar e gjithë Evropa.
Ky është në fakt raporti i përplasjes midis parasë dhe diturisë.
Por deri këtu jemi ende në një nocion abstrakt, sepse tani dija ështe e lidhur me profesionin, dhe profesioni i nivelit të lartë sot në Shqipërinë e tregut të lirë, është edhe krijimi i një pasurie.
E pra, pikërisht këtu vjen e ngrihet kjo pyetje: kush ka treguar më shumë vlerë ndaj parasë, profesioni apo tregtia.
Këtu përgjigjja vjen e vështirësohet, sepse tregtia e suksesshme është më fitimprurëse se profesioni i suksesshëm.
Por edhe këtu duhet të ndalemi pak çaste për të pyetur: Po profesioni i bankierit që i çon bankierët e fuqishëm të krijojë bankën e tyre të suksesshme?
Kjo vjen tani dhe e rëndon edhe pyetjen, por edhe përgjigjën.
Sepse në këtë rrjedhë pyetjesh vjen e futet për përgjigje edhe shoqëria e fuqishme aksionere, dhe çështja ngec për një përgjigje, sepse rast pas rasti këto pyetjet tona kaluan tani, nga tregtia e mesjetës së hershme, tek industrializimi i Shekullir të XX, dhe nga industrializimi i Shekullit të XX, te pushtimi i kozmosit.
Dhe këtu gjithkush duhet ta vijojë vetë këtë tiradë pyetjesh, sepse tani jemi në Shekullin e XXI, dhe çështja e parasë, sistemit bankar dhe shoqërive aksionere nuk të lë më të mbetesh në një pyetësor të thjeshtë, ngaqë kemi hyrë në progresin e ecjes maksimale të zhvillimit me raportin: para, mall, fitim, investim industrial, prodhim i lartë industrial, shkencë, sistem bankar i zhvilluar dhe, pushtimi Kozmosit në perspektivën jo shumë të largët.
Por sigurisht që kjo, në një të ardhme jo të largët do të thotë zhvillim integral drejt krijimit ultrashkencor, që për të ardhmen është ecja: nga raporti midis mallit dhe parasë, tek papirti midis parasë, shkencës dhe pushtimit të kozmosit, por që, në këtë stad, gjithçka do ta zgjidhë vetëm shkenca, dhe, njëherë për njëherë, sigurisht vetëm MATEMATIKA.