spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

“Nuk e lëshojnë për me i thy njerëzit” Nasim Haradinaj reagon pasi Specialja refuzoi lirimin e Thaçit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja ka refuzuar lirimin e ish-presidentit Thaçi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait të tij Haxhi Thaçi, i cili vdiq të dielën mbrëma.

Për këtë Gjykatën Speciale ka folur Nasim Haradinaj, i cili ka thënë se gjykata dëshiron të tregojë forcë duke mos e lejuar Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Ai ka thënë se kjo gjykatë sot po funksionon e pavarur, dhe vetëm dënon në emër të popullit.

Sipas Haradinajt kjo po mundësohet falë Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e të cilit i cilësoi si “krimba.

“Kjo gjykatë më shumë e ka me të injoru e me të bë presion psiqik. Atje është presioni psikologjik që mund e bën çdo herë. Unë kam thënë se nuk ka teori me lëshu Hashim Thaçin me ardh nesër, sepse nuk e lëshojnë për me demostru forcë, nuk e lëshojnë për me i bë presion atij, për me i thy njerëzit”.

“Kjo gjykatë nuk nin për kushtetutë. Kjo gjykatë funksionon krejtësisht në mënyrë të pavarur e thirret në emër të popullit të Kosovës kur të dënon, kjo i bën falë neglizhencës krimbave që i kemi në Kuvend”, ka thënë Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit