Atdhetari i shquar dhe bashkëpunëtori i ish presidentit Hashim Thaçi, Hektor Beqiri, ka shpreh ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit i cili mbrëmë ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë.
“Një ndarje e dhimbshme. Nesër i jepet lamtumira e fundit Bacit Haxhi. Ai është babai i njërit prej themeluesve të UÇK-së dhe themeluesit të Republikës së Kosovës. Ishte edhe vetë bashkëpjesëmarrës në të gjitha proceset për liri. Familjes Thaçi, miqve dhe të gjithë dashamirëve, ngushëllimet më të sinqerta! Prehu në paqe, Baci Haxhi! I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Beqiri.