spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Grabitja e armatosur afër ‘Albi Mall’ – arrestohet një persona dhe vazhdon ndjekjen e personave në arrati

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në afërsi të qendrës tregtare “Albi Mall”, ku pati edhe të shtëna me armë dhe për pasojë një person mbeti i plagosur. Cak i sulmit ishte një furgon që transportonte para.

Për pasojë mbeti i plagosur një pjesëtar i kompanisë “Istambul Ozel Guvenlik”, në ballafaqimin me grabitësit e armatosur afër qendrës tregtare ‘Albi Mall’.

I plagosur ka mbetur edhe njëri nga grabitësit. Me plagë në këmbë dhe në gjoks, i dyshuari ka kërkuar ndihmë në qendrën emergjente në Graçanicë, por me pas është transportuar në QKUK.

Për rastin detaje ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Hetuesit policor në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit kanë ndaluar një person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit