Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Prokuroria në Maqedoni të Veriut gjen 14 përgjegjës për tragjedinë në Koçan

Lidhur me tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 14 persona janë proceduar penalisht dhe për ta prokuroria do të kërkojë masën e paraburgimit.

Prokurori i shtetit, Ljupço Kocevski ka bërë të ditur se ish-kryetari i komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, aktualisht ndodhet në ndërtesën e Prokurorisë duke dhënë deklaratë.

Ai tha se ekipi i prokurorisë është zgjeruar në 9 prokurorë publikë, të cilët janë duke punuar intensivisht për të siguruar dëshmi për tragjedinë me të cilën u përball Koçani dhe mbarë Maqedonia.

“Dje dhe sot janë lëshuar shumë urdhra dhe veprime. Prej tyre janë lëshuar 59 urdhra në vend për autopsi, urdhra për sigurimin e video materialeve, sigurimin e dokumentacionit nga personi juridik, ekspertim të telefonave celularë. Me urdhër të siguruar nga Prokuroria Publike janë kryer kontrolle në Ministrinë e Ekonomisë”, tha Prokurori i Shtetit para gazetarëve, përcjellin mediat vendase.

Po ashtu, Prokuroria kërkoi me urgjencë përfshirjen e inspektoratit të ndërtimit dhe të punës. U punësuan edhe ekspertë nga një institucion i arsimit të lartë.

“Ne besojmë se këto të gjetura janë ato që do ta përcaktojnë tërë procesin. Ka pasur indikatorë të mos veprimit që kur ky objekt është futur në funksion dhe funksionon. Meqenëse ka një punë të centralizuar në shërbimet inspektuese, do të dërgohet një kërkesë në këshillin inspektues për të gjetur përgjegjësinë e të cilit veprimi apo mosveprimi ka sjellë deri te ky rezultat”, tha Kocevski, Prokuror i Shtetit në Maqedoninë e Veriut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit