spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Sorensen takon liderët opozitarë – temë kryesore dialogu Kosovë-Serbi

Emisarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qëndruar sot në Kosovë.

Ai ka takuar edhe liderët opozitarë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit me të, ka ritheksuar se ky proces duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

Ai është shprehur se ky proces duhet të rifillojë me energji të re, qasje konstruktive dhe fokus të qartë në rezultatet konkrete.

“Gjatë takimit, riafirmova qëndrimin tonë të palëkundur se dialogu duhet të ketë për synim një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, e cila garanton njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet provizore që zvarrisin procesin dhe krijojnë pasiguri nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit afatgjatë”, ka njoftuar lideri i PDK-së në Facebook.

Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, e ka pritur në takim edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Abdixhiku e njoftoi emisarin Sorensen me qëndrimet e Lidhjes Demokratike rreth dialogut; se LDK i jep përkrahje procesit të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në arritjen e njohjes së ndërsjellë. Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Sorensen në veçanti dhe me pozicionin e LDK-së për refuzimin e draft statutit të Asociacionit të pranuar nga Qeveria në largim; si dokument i autonomisë territoriale brenda Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Facebook.

Sorensen e ka pritur edhe Haradinaj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka treguar se për çfarë u diskutua në takim.

“Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sorensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të BE-së dhe po ashtu theksova rëndësinë e partneritetit BE-ShBA për sukseset në Kosovë dhe regjion”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.

Sorensen gjatë ditës është pritur edhe nga krerët e shtetit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit