spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Ambasada e Shqipërisë në Francë njofton se është gjetur kosovarja e zhdukur në Strasburg

Ambasada e Shqipërisë në Francë ka njoftuar, përmes një postimi në Facebook, se është gjetur Merina Syla, vajza 15-vjeçare nga Kosova që ishte zhdukur në Strasburg.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet policore franceze, familjen e vajzës dhe verifikimeve në terren, Merina është rikthyer në shtëpi pranë familjarëve të saj dhe siç theksohet, ajo gëzon shëndet të mirë.

“Pas interesimit të mediave dhe publikut, Ambasada e Shqipërisë në Francë sqaron se, sot në mëngjes, menjëherë sapo është informuar nga të afërm të personit, Ambasada është mobilizuar dhe angazhuar për rastin e Merinës, shtetase franceze me origjinë nga Republika e Kosovës, që kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 14 mars,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Ambasada falënderoi autoritetet franceze për bashkëpunimin dhe siguroi publikun se, pas veprimeve të koordinuara, Merina është rikthyer te familja e saj dhe është mirë nga ana shëndetësore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit