spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Kjo është kompania që ishte cak i grabitësve sot në Prishtinë, furgoni i tyre po transportonte para

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në afërsi të marketit të qendrës tregtare “Albi Mall”, ku pati edhe të shtëna me armë dhe për pasojë një person mbeti i plagosur. Cak i sulmit ishte një furgon që transportonte para.

Në pamjet e publikuara, shihet një furgon i kompanisë ‘Besa Security’, por që nuk ishte cak i grabitësve. Nga kjo kompani kanë bërë me dije se furgoni i tyre ka rastisur të jetë aty, pasi cak ka qenë një kompani tjetër.

Bëhet fjalë për kompaninë “Istambul Ozel Guvenlik”.

Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”

I plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë se i plagosuri tashmë po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike.

Çitaku tha se ai ka plagë një pjesën abdominale dhe se gjendet në sallën e operacionit.

“Gjendja e tij është e rëndë. Ka plagë në pjesen abdoiminale dhe se për momentin është në sallën e operacionit”, ka thënë Çitaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit