spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Personi i plagosur në Veternik në gjendje të rëndë, flasin nga emergjenca

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të personit që u plagos sot në Veternik gjatë një grabitje të armatosur.

Syla ka thënë se janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pritet të intervenohet me sallën e operimit në Qendrën emergjente.

Ai ka shtuar se gjendja është e rëndë.

“Është sjellë një i plagosur me armë zjarri në QE. Është duke u trajtuar te ne, janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pritet të intervenohet në sallën e operimit në Qendrën Emergjente nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë. Gjendja është shumë e rëndë”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit