spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

“Na ka marrë malli për djalin tonë, Hashimin”, çka thoshte Haxhi Thaçi pas takimit me të birin në Hagë

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë më 16 mars. Lajmi i hidhur për vdekjen e tij ka tronditur familjen dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Këtë javë, Hashim Thaçi udhëtoi nga Haga në Kosovë me leje të Gjykatës Speciale, për t’u takuar për herë të fundit me babain e tij, i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mbrojtja e Hashim Thaçit kishte kërkuar vazhdimisht që ai të lejohej të vizitonte babain e tij të sëmurë, dhe kërkesa u pranua vetëm në muajin mars të vitit 2025.

Përpara se të ndërronte jetë, Haxhi Thaçi kishte pasur mundësinë të vizitonte të birin në Hagë më 19 maj 2024.

Gjatë asaj vizite, ai pati shprehur urimet për lirimin e Hashim Thaçit, por gjithashtu dhe për të gjithë ish-krerët e UÇK-së që ishin përballur me akuzat e Gjykatës Speciale.

“Jemi të lumtur që na u dha rasti me ardhë, me pa djalin tonë, Hashimin. Na ka marrë malli për të. Na merr malli, se jemi mësu me pa shpesh. Na mungon djali. Na mungojnë krejt shokët e tij. I mungojnë venit, Kosovës. Pa marrë parasysh që u kanë i nxanun me punë të shtetit, Hashimi gjithë ka gjetë kohë edhe ka ardhë me na pa në Burojë. Se na pleq, i kemi ba do vjet, mezi po himë e po dalim në kamë tona. Ishalla nuk shkon gat e kthehen tanë, jo veç djali jonë, po krejt këta shokët këtu, kthehen n’shpi të veta, qaty ku kanë punu shumë për qat Kosovë mu ba e lirë e shtet i pamvarun. I presim na familja me u kthy sa ma shpejt, i pret krejt shqiptaria. Ata e kanë venin n’Kosovë e jo këtu.”, deklaronte ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit