spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Këta janë të arrestuarit për trafikimin e katër vajzave në Ferizaj, i çonin te klientët në ‘Villa Berry’ dhe i detyronin të ofronin shërbime seksuale

Hetimi disa mujor i Njësisë së Hetimeve të Trafikimit me Njerëz në Policinë Rajonale në Ferizaj çoi në zbulimin e një rasti të rëndë dhe në arrestimin e dy personave të dyshuar për shfrytëzim dhe trafikim të vajzave të mitura për prostitucion.

Viktimat u detyruan të kryejnë shërbime seksuale me pagesë për persona të ndryshëm, ndërsa të dyshuarit përfituan nga ky aktivitet kriminal.

Personat që janë kapur nga Policia si të dyshuarit kryesorë për këtë veprimtari të kundërligjshme janë Ermal Stublla dhe Valentina Hashani.

Stublla dhe Hashani dyshohen se kanë trafikuar katër vajza të mitura, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç, duke i detyruar ato të kryejnë marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm kundrejt pagesës.

Bazuar në dosjen e rastit, aktiviteti kriminal dyshohet të jetë zhvilluar në disa lokacione, ndërsa “Villa Berry” në Ferizaj ka qenë një nga vendet kryesore, ku viktimat janë detyruar të kryejnë shërbime seksuale me pagesë.

Të dyshuarit dyshohet se i transportonin viktimat në lokacione të ndryshme, duke i dorëzuar te klientët dhe duke përfituar financiarisht nga shfrytëzimi i tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit